Në aksionin e djeshëm të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë, mes tyre edhe 11 serbë kanë humbur disa dokumente të rëndësishme.
Kështu të paktën shkruan sot gazeta serbe “Novosti” sipas së cilës pas aksionit të së martës janë gjetur disa dokumente konfidenciale të policisë së Kosovës që përmbajnë planin operacional të detajuar, emrat dhe mbiemrat e punonjësve të policisë bashkë me numrat e telefonit, transmeton Reporteri.net.
Gazeta shkruan se këto dosje konfidenciale u gjetën nga qytetarët në veri dhe përmbajnë fotografi dhe të dhëna personale të serbëve të cilët ishin të shënjestruar për krim dhe kontrabandë në Veri të Mitrovicës, Leposaviq dhe Zubin Potok. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.