Prokuroria e shtetit njofton se për dy ditë për datën 28 maj dhe 29 maj 2019 në gjithë Kosovën janë janë ngritur 191 aktakuza kundër 207 personave.
Për datën 28 maj 2019 , janë ndaluar 16 persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka paraqitur 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 1 personi.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë 1 (një) kërkesë për kontroll dhe urdhër te përkohshëm.
Kurse për datën 29 maj 2019, me urdhër të prokurorit të shtetit, janë ndaluar 52 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, janë bërë 7 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 48 personave për 48 orë.
Po ashtu, nga prokuroritë themelore janë bërë 6 kërkesa për sekuestrim të përkohshëm, thuhet në raportin e Prokurorisë.