×
  • Lajme
  • Lajme

    Kancelari austriak në Samitin e Vjenës: T’i mbajmë premtimet për Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 14:08

    Në Vjenë të Austrisë po mbahet Samiti i radhës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa i pranishëm është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.


    Në këtë samit, kancelari austriak Sebastian Kurtz ka thënë se Ballkani Perëndimor do të ndihmohet me 1 milion vaksina antiCOVID-19, ndërsa në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se është me rëndësi të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    Kurz po ashtu ka thënë se do të diskutojnë për projektin e zhvillimit dhe ngritjen ekonomike pas pandemisë.

    Kancelari austriak ka takuar edhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndërsa ka thënë se është e rëndësishme të ri-zotohen për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

    “Le të mbajmë premtimet tona”, shkruan Kurtz.

    Ndryshe, pjesëmarrës në këtë ngjarje janë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Belinda Belluku nga Qeveria e Shqipërisë, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Zoran Tegeltija nga Bosnja dhe Hercegovina dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

    Kurtz gjatë orëve të para të Samitit ka shkruar se Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

    “Evropa nuk mund të jetë e plotë derisa të bëhen pjesë e saj vendet e Ballkanit Perëndimor. Ju mund të llogarisni në mbështetjen tonë të plotë në luftimin e reformave të kërkuara dhe luftimin e pandemisë CoViD-19. Këtë do ta theksojmë edhe sot në Samitin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar kancelari austriak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!