Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në kryeqytet, pasi gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar 953.9 gram marihuanë dhe 610 euro kesh.
Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të dyshuarve janë sekuestruar 3 mijë e 665 euro.
“Rr. Ferid Curri, Prishtinë (NN) 19.06.2021-17:10. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar pasi ëë gjatë kontrollit në trup dhe në automjetin e tyre u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë të përgjithshme 953.9 gram dhe 610€ kesh para ndërsa gjatë kontrollit në banesën e njërit të dyshuar janë sekuestruar 3665 €. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.