×
  • Lajme
  • Lajme

    VV ende asnjë emër të zyrtarizuar për kryetarë të komunave, partitë tjera konfirmojnë shumicën

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 13:46

    Kur kanë mbetur më pak se katër muaj nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, subjektet politike po vazhdojnë konfirmimin e kandidaturave për kryetarë të komunave.


    LDK, PDK e AAK tashmë kanë përcaktuar numrin më të madh të kandidatëve për kryetarë të komunave derisa nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ndonjë zyrtarizim.

    Pavarësisht kësaj, nga të gjitha partitë ekzistojnë kandidatë që kanë shpallur ambiciet për të garuar për kryetarë të komunave të caktuara ende pa marrë miratimin e partisë, raporton Telegrafi.

    LDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidatët për 11 komuna:

    Përparim Rama – Prishtinë

    Gazmend Muhaxherri – Pejë

    Anton Quni – Prizren

    Ekrem Hyseni – Podujevë

    Ardian Shala – Suharekë

    Ardian Shala – Suharekë

    Imri Ahmeti – Lipjan

    Burim Berisha – Fushë Kosovë

    Imri Ahmeti – Lipjan

    Sokol Haliti – Viti

    Xhafer Tahiri – Vushtrri

    Mehmet Krasniqi – Obiliq

    Burim Krasniqi – Rahovec

    Kujtojmë LDK aktualisht qeverisë në shtatë komuna të Kosovës: Pejë, Gjilan, Vushtrri, Lipjan, Viti, Istog dhe Fushë Kosovë.

    PDK deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturat për disa komuna.

    Shaqir Totaj – Prizren

    Agim Aliu – Ferizaj

    Uran Ismaili  – Prishtinë (mungon zyrtarizimi)

    Ramiz Lladrovci – Drenas

    Sami Lushtaku – Skenderaj  (mungon zyrtarizimi)

    Naim Ismajli – Shtime

    Besim Ilazi – Kaçanik

    Shaban Shabani – Dragash

    Rrahim Ternava – Fushë Kosovë

    Murtez Zekolli – Suharekë

    Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)

    PDK aktualisht udhëheq në pesë komuna: Ferizaj, Drenas, Shtime, Dragash, Kaçanik.

    AAK e cila qeverisë në shtatë komuna, tashmë ka përcaktuar kandidaturat në shumicën e komunave që garon në zgjedhje.

    Daut Haradinaj – Prishtinë

    Besnik Tahiri – Podujevë

    Arbër Tolaj – Pejë

    Ardian Gjini – Gjakovë

    Bali Muharremaj – Suharekë

    Zenun Elezaj – Klinë

    Bashkim Ramosaj – Deçan

    Smajl Lafiti – Rahovec

    Agron Kuçi – Junik

    Bekë Berisha – Istog

    Lëvizja Vetëvendosje deri më tani nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për kryetarë të komunave.

    Mirëpo janë përfolur shumë emra deri më tani për disa komuna.

    Prishtinë – Arben Vitia, Liburn Aliu (kandidatë të mundshëm)

    Prizren – Mytaher Haskuka, Drita Millaku, Hajrulla Çeku

    Mitrovicë – Agim Bahtiri (kandidaturë e vetëshpallur)

    Pejë – Gazmend Agusholli (i propozuar nga kryesia e Qendrës në Pejë)

    Gjilan – Arbëresha Kryeziu-Hyseni, Alban Hyseni dhe Labinota Demi-Murtezi (të përfolur si kandidatë të mundshëm)

    Kujtojmë në zgjedhjet e fundit lokale Vetëvendosje kishte fituar në Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë, ndërsa Shpejtim Bulliqi kishte fituar mandatin në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Podujevës.

    AKR deri më tani ka zyrtarizuar kandidaturën e Selim Pacollit për Prishtinën.

    NISMA nga ana tjetër ka zyrtarizuar Fazli Hoxhën si kandidat për Gjakovë dhe Naser Morinën në Klinë. Nga kjo parti po ashtu kandidat për Prizrenin do të jetë Zafir Berisha./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!