×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetura e bën për spital një këmbësor në Prishtinë

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 15:44

    Mbrëmë rreth orës 23:30, në lagjen Kodra e Trimave, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident në mes të një automjeti dhe një këmbësori.


    Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe i njejti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

    Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net, Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së për Rajonin e Prishtinës, e cila tha se me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!