Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, si edhe shumica e kryetarëve thotë se çdo ditë thuajse punon më tepër se 12 orë në ditë.
Ai thotë se çdo here mbetet në punë më shumë se ora 16:00 kur përfundon orari i punës.
“Pas orarit të punës më bie vetura zyrtare në shtëpi, nuk e marrë në shtëpi asnjëherë veturën, e kam mbajtur premtimin, vjen vetura më merr dhe më kthen, kabineti e dërgon. Orari është nga ora 08:00 deri 18:00, 19:00, 20:00, nganjëherë 24. Punoj më shumë se 12 orë”, ka deklaruar Haliti në intervistën REPORTERI n’Komunë.
Ai thotë se puna e kryetarit është e tillë, e paparashikueshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.