Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, thotë se është i kujdesshëm dhe nuk harxhon paratë e komunës kot.
Madje ai thotë se shpesh nuk i del kohë as të drekojë për shkak të angazhimeve, çka nuk i bie të shpenzojë as paratë e veta por as të komunës.
“Kartelën e bankës se kam përdorur fare, qe dy vite vetëm një muaj kam nxjerrë kesh, jam munduar me kursy, kur jam qenë në udhëtime zyrtare, shumicën e herëve i kam kthyer mjetet. Nuk harxhoj as paratë e mia, as të komunës, nuk më bie gjatë ditës as me dreku për shkak të angazhimeve që kam, nuk më del as koha për shkak të angazhimeve”, ka deklaruar Haliti në intervistën REPORTERI n’Komunë.
Ai thotë se në disa raste me paratë e komunës përdorë përveç delegacioneve zyrtare që pret, dhe shton se nuk i kursen paratë kur rrezikohet vitaliteti funksional i komunës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.