Kisha ortodokse në Talinoc të Muhaxherëve në Ferizaj ishte cak i një vjedhje, Policia po e heton rastin.
Dyert i ka të mbyllura me dry. Por kjo nuk i ka penguar disa persona të panjohur që të depërtojnë brenda. Nuk dihet mënyra se si hyrë, por ajo që dihet është qëllimi i tyre.
Instalimi i energjisë elektrike të këtij objekti fetar u vodh nga persona të panjohur deri më tani për Policinë e Kosovës.
Se nuk është shfrytëzuar që një kohë të gjatë tregojnë edhe mbeturinat e mbledhura para dyerve të kishës.
Ndërsa, edhe mirëmbajtja e kishës është në një nivel mjaftë të keq.
Policia e Kosovës gjatë ditës së shtunë me të pranuar lajmin kanë dal në vendngjarje për ekzaminim.
Sipas tyre rasti është duke u hetuar, e se përveç materialit të energjisë elektrike, vlera e së cilës nuk dihet akoma nuk ka pasur dëme të tjera.
Komuna e Ferizajt konsiderohet si një ndër vendet me tolerancën më të madhe fetare.
Në qendër të këtij qyteti gjinden edhe kisha e xhamia në një oborr.
Këto për një kohë të gjatë shfrytëzohen nga besimtarët përkatës, ndërsa nuk është raportuar asnjëherë për ndonjë problem mes tyre.
E sa i përket rasteve të vjedhjeve në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të tilla. /T7/