×
  • Lajme
  • Lajme

    Pas lehtësimit të masave, fluks i madh i mërgimtarëve që vijnë për pushime verore

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 23:15

    Pas lehtësimit të masave anti Covid shumë bashkëatdhetarë kanë marrë rrugë për në vendlindje.


    Këtë të diel është parë fluks i madh i mërgimtarëve që kanë ardhur për të kaluar pushimet verore.

    Ata thonë se edhe këtë herë do ta ndihmojnë Kosovën ekonomikisht.

    Aeroporti “Adem Jashari” këtë të diel ishte i stërmbushur me bashkëatdhetarë.

    Pas lirimit të masave, fillimit të vaksinimit shumë mërgimtarë kanë marrë rrugën për në Kosovë që të kalojnë pushimet verore.

    Përveç vizitave familjare ardhja e tyre ndihmon edhe ekonominë e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!