×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ia ndalon hyrjen ministrit serb

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 10:08

    Ministrit të Sportit të Serbisë, Vanja Udoviçiq, i është refuzuar kërkesa për hyrje në territorin e Kosovës.


    Këtë sipas Tanjug, e ka konfirmuar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

    Udoviçiq pritej që të ishte pjesë e një tryeze para të rinjve serbë në Mitrovicë, ku do t’u fliste rreth bursave.

    Pastaj plani i tij ishte që ta vizitonte Zubin Potokun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!