×
  • Lajme
  • Lajme

    Gani Koci i PDK-së kundër mbajtjes së Konventës: Kadri Veseli është kryetar i partisë edhe nëse do të “gjykohej me vdekje”

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 13:40

    Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim që më date 3 korrik të mbajë Koventën e partisë, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri.


    Por kundër kësaj Konvente ka dalë një nga zyrtarët më të vjetër të PDK-së, Gani Koci, i cili ka qenë edh eish-zëvendësministër.

    Koci përmes një postimi në Facebook thotë se thirrja e Konventës është për ta shkatërruar PDK-në, dhe siç thotë Kadri Veseli është kryetar i partisë edhe siç pohon nëse do të “gjykohej me vdekje”.

    Koci pohon se ngutia e disa siç i quan ai “kullera” për ta zgjedhur kryetarin e partisë është fundi i shkatërrimit të PDK-së.

    Postimi i tij i plotë:

    Kjo puna e Konventës, nuk është asgjë ma shumë se përpjekje për ta shkatërruar PDK-në!

    Ide e kujt është, unë nuk e di, por e di se Partia Demokratike e Kosovës e ka Kadri Veselin për kryetar dhe Enver Hoxhajn zevendesues të tij, edhe nëse ai do “gjykohej me vdekje”!

    Ngutia e do kullerave për të zgjedhur kryetarin e PDK-se, është fundi i shkatrrimit të partisë!

    Ata që ngritën themelet e saj nuk duhet lejuar këtë gjë, pa diskutim të hapur në KP të partisë.

    Mos e përqafononi marrën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!