Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’ia ndajë 20 mijë euro familjes së Kujtim Veselit, 11 vjeçarit i cili është dhunuar dhe ishte vrarë në Fushë Kosovë.
“Propozoj të marrim vendim për ndarjen e mjeteve financiare që t’i lehtësohet gjendja familjes së të ndjerit Kujtim Veseli. Kujtimi ka lënë pas nënën, motrën dhe dy vëllezër, të gjithë fëmijët janë nën moshën 10-vjeçare. Kërkesa për ndarjen e mjeteve ka ardhur nga 2500 shtetas të Republikës së Kosovës. Propozoj shumën prej 20 mijë eurove. Kjo shumë nuk mjafton, por është i vetmi mjet që ne si Kryeministri kemi në dorë dhe duam dhe duhet të miratohet“, thai Kurti para kabinetit qeveritar.
Veseli ishte gjetur i vdekur më 11 korrik të vitit 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në lagjen ‘Xhemajl Mustafa’.
Për vrasjen dhe dhunimin e tij, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar më 25 vite burgim S.O nga Fushë-Kosova.
Ky rast kishte ngjallur protesta dhe reagime të shumta në komunitet, duke kërkuar drejtësi për të ndjerin dhe dorëheqjen e përgjegjësve të organeve të rendit
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.