×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendos Qeveria: Lejohen dasmat, jo më shumë se 200 të ftuar

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 14:44

    Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja anti-COVID, duke lejuar mbajtjen e ahengjeve si dasmat, fejesat dhe mbrëmjet e maturës deri në orën 23:00.


    Qeveri bën me dije se muzika lejohet deri në orën 22:45.

    “Organizimi i dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbrëmjeve të maturës, është i lejuar me kusht që të shfrytëzohet 30 për qind e kapacitetit të hapësirës (30 persona për 100m2), por jo më shumë se 200 të ftuar në rastet kur 30 për qind e kapacitetit të hapësirës tejkalon këtë numër”, thuhet në njoftim.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se në dy javët e fundit, numri i rasteve pozitive ka rënë për 65 për qind.

    Bazuar në këtë, Vitia tha se propozohet lirimi gradual i masave anti-Covid.

    “Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet e qëndrueshme, me vazhdimin e uljes së rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive në dy javët e fundit krahasuar me dy javët paraprake ka shënuar një rënie për rreth 65 për qind. Në një situatë të tillë, duke iu referuar të dhënave aktuale mbi situatën epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKSHPK, propozojmë vazhdimin e lehtësimit gradual të masave që mundësojnë një aktivitet të shtuar ekonomik por njëkohësisht kontroll të shtuar”, deklaroi Vitia.

    Ai tha se masat do të shqyrtohen pas dy javësh. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!