×
  • Lajme
  • Lajme

    Japonia furnizon Kosovën me pajisje mjekësore

    Reporteri
    22 Qershor 2021 | 16:40

    Japonia ka furnizur Kosovën me disa pajisje mjekësore.


    Ministria e Shëndetësisë sot mori pjesën e dytë të pajisjeve moderne mjekësore të prodhuara në Japoni, 7 monitor shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile, e cila është një donacion nga Qeveria e Japonisë.

    Pas mbërritjes së këtyre pajisjeve, marrëveshja për dhënien e pajisjeve e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë e cila është vlera totale prej 810,000 euro është implementuar plotësisht.

    Donacioni do të mbështesë përpjekjet e Ministrisë së Shëndetësisë përballë COVID-19 duke siguruar pajisje për institucionet spitalore në mënyrë që të sigurojë shërbime shëndetësore cilësore dhe të sigurta për pacientët.

    Ceremonia e dorëzimit të pajisjeve u mbajt së bashku nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Mitsunori Ogasawara, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!