×
  • Lajme
  • Lajme

    I konfiskohet patent shoferi dhe gjobitet me 150 euro gjobë vozitësi që bëri tejkalim në vijë të plotë

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 15:24

    Policia e Kosovës po vazhdon me ndëshkimin e të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut rrugor.


    Policia ka njoftuar se ka gjobitur me 150 euro dhe konfiskim për tre muaj të patent shoferit, një shofer i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.

    Rasti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë-Klinë.

    “Pas pranimit të pamjeve për një kundërvajtje në magjistralen Gjakovë-Klinë, zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë-Gjakovë, drejtueses së automjetit i shqiptojnë gjobë për tejkalim në vijë të plotë.

    Gjoba e shqiptuar bazuar në Ligjin 05/L-088, Neni 72, Paragrafi 2, parasheh dy pikë negative, tre muaj konfiskim i patentë shoferit dhe 150€ gjobë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!