×
  • Lajme
  • Lajme

    Enver Hoxhaj publikon foto me Ramiz Lladrovcin dhe nënkryetarin e Parlamentit Evropian, tregon çfarë biseduan

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 18:46

    Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Ramiz Lladrovcin dhe me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian.


    Hoxhaj thotë se falënderuan Wielandin për mbështetjen e dhënë për komunën e Drenasit.

    “Takim mes miqsh, me Rainer Wieland, nënkryetar i Parlamentit Evropian dhe me kryetarin e Drenasit Ramiz Lladrovcin.
    Pas një bisede të këndshme, e falenderuam mikun Wieland për vizitën mbështetëse dhe përkrahjen për Kosovën e në veçanti për interesimin e tij për Komunën e Drenasit”, ka shkruar Hoxhaj.

    Kujtojmë se më 3 korrik PDK mbanë Konventën ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së. Hoxhaj ende nuk e ka konfirmuar nëse do të garojë për pozitën e kryetarit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!