Qendra shëndetësore në fshatin Dërsnik vetëm 9 km larg qytetit të Korçës, paraqitet jashtë çdo standardi pasi prej rreth 20 vitesh nuk njeh asnjë investim.
Brenda saj gjen mure të tejngopura nga lagështira,suva të rëna tokë, tela elektrikë të zhveshur dhe mungesë të theksuar të kushteve higjieno – sanitare.
Ajo e cila nga banorët është improvizuar si ” çati” me mjete rrethanore,rrezikon të shembet nga momenti ne moment duke rrezikuar jetën e banorëve por edhe të punonjësve brenda saj, raporton shqiptarja.com.
Banorët e fshatit shprehen se pavarësisht gatishmërisë së bluzave të bardha për të ofruar shërbim mjekësor,mungesa e investimeve nga ana e institucioneve përkatëse ka bërë që qendra të humbë funksionon e saj.
Në këtë qendër shëndetësore marrin shërbim rreth 800 banorë,të cilët prej vitesh apelojnë për ndihmë,por thirrja e tyre ka marrë vetëm premtime boshe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.