Derisa Cristiano Ronaldo e kishte larguar Coca Colan në konferencën për shtyp disa javë më parë, kështu nuk ka ndodhur sonte me Granit Xhakën.
Granit Xhaka ishte krucial sonte në ndeshjen kundër Francës, derisa bëri edhe asistin e karrierës për Mario Gavranovic, asist që dërgoi ndeshjen në shtesa dhe pastaj Zvicra ia doli që të fitojë me rezultat 5-4 me penallti.
Pas fitores, Granit Xhaka është parë duke u freskuar me Coca Cola, derisa zviceranët filluan që të festojnë për kualifikimin e tyre historik në një çerekfinale të një Europiani.
Granit Xhaka u shpall edhe lojtari më i miri i kësaj ndeshje kurse figura më tragjike e ndeshjes ishte ylli i PSG-së, Kylian Mbappe i cili edhe humbi penalltinë për francezët.
Zvicra në çerekfinale do të përballet me Spanjën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.