×
  • Sport
  • Sport

    Zemërgjerësia e Xhakës, pas triumfit ngjitet në tribuna dhe feston me shqiptarët

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 13:44

    Ylli kosovar i futbollit, Granit Xhaka u shpall njeriu i ndeshjes mbrëmë ku falë paraqitjes së tij Zvicra u kualifikua për në çerekfinale duke mposhtur me penallti kombëtaren e Francës, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan me rezultatin 3-3.


    Xhaka në pamje duket që i është drejtuar menjëherë tribunës ku ka arritur të takojë tifozët shqiptarë dhe t’i japë një përqafim menaxherit shqiptar që jeton në Londër, Mario Cenolli.

    Duket se Xhaka nuk e harron Shqipërinë dhe menjëherë pas këtij kualifikimi historik iu drejtua menjëherë tifozëve të origjinës së tij për t’i përqafuar.

     

    Zvicra në Grupin A u rendit e treta në kuotën e 4 pikëve duke u kualifikuar si e treta më e mirë dhe në fazën e 1/8 eliminoi Francën ku në çerekfinale do të gjejnë Spanjën që duket se është ringjallur pas një faze grupesh jo në pritshëritë e duhura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!