×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti deklaron sërish pasuri modeste, mundohet ta arsyetojë banimin në një lagje luksoze të Prishtinës

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 17:16

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se ka mbi 8 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare.


    Sa i përket pasurisë së paluajtshme dhe posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk i posedon asnjërën prej tyre, duke treguar se ka një pasuri modeste.

    Tutje, ai në AKK ka njoftuar se është duke banuar te shtëpia e vëllaut të tij në Lagjen “Nic” në Çakllavicë dhe sipas tij, kjo është vetëm e përkohshme.

    Ahmeti po ashtu ka edhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe atyre fizik.

    Ai ka një kredi prej 23 mijë eurove për blerjen e një veture të tipit “Nissan”.

    Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni të hyrat vjetore të të parit të kryeqytetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!