×
  • Sport
  • Sport

    Sancho te Man United për 90 milionë euro – nënshkruan deri më 2026

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 20:26

    Jadon Sancho mund të konsiderohet tashmë lojtar i Manchester United, gjithnjë sipas Fabrizio Romanos.


    Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja mes Manchester United dhe Borussia Dortmund për 21-vjeçarin.

    “Djajtë e Kuq” do të paguajnë 90 milionë euro për shërbimet e sulmuesit anglez, i cili ka arritur marrëveshje personale gjithashtu me klubin, do të nënshkruajë kontratë deri më 2026.

    Sipas Romanos, zyrtarizimi do të ndodhë pasi Sancho t’i kryejë testet mjekësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!