Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë në spitalet e Italisë pasi është rrahur brutalisht me sende të forta nga një grup ende i paidentifikuar personash.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Mantova në veri të Italisë. Viktima, sipas mediave italiane është identifikuar si 23-vjeçari shqiptar Atilo Deka, ndërsa i plagosur dhe në gjendje të rëndë për jetën një miku i tij italian i moshës 35-vjeçare.
Policia thotë se ka sekuestruar leva dhe shkopinj bejsbolli në vendin e ngjarjes, në një parkim në zonën e Mottella-s.
Për momentit, për autorët nuk jepen më shumë detaje dhe as shkaqet e sherrit masiv.
Duke iu referuar policisë, mediat italiane thonë se 23-vjeçari shqiptar dhe miku i tij italian kanë qenë duke pirë kafe në një qendër tregtare të zonës, kur pas një telefonate kanë lëvizur dhe janë larguar drejt parkingut të kësaj qendre.
Aty besohet se ka nisur konflikti me grupin e personave të tjerë, që për momentin mbeten ende të paidentifikuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.