×
  • Sport
  • Sport

    Christian Eriksen shihet në publik për herë të parë që nga largimi nga spitali

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 16:32

    Christian Eriksen u fotografua me një tifoz të ri të Danimarkës, në plazhin Tidvilde Strand në veri të Danimarkws, dhe thuhet se po dukej i shëndetshëm.


    29 vjeçari kishte pushuar në qytetin Odense, gjatë javëve të fundit, shkruan TalkSport.

    “Isha nervoz dhe krejt pa fjalë kur duhej të pyesja për foton. Por jam krenar që e bëra dhe jam shumë e lumtur sot”, tha Bjorn Bindzus, i cili postoi një imazh me Eriksen në Instagram.

    “Ne ishim në një fotosesion për një reklamë kur papritmas e pashë ndërsa ishim duke drekuar. Kështu që prita ta pyesja derisa të mbaronte së foluri me të dashurën e tij. Dhe ai tha po menjëherë.

    Unë nuk e pashë incidentin kundër Finlandës, por ai dukej i shëndetshëm. Ishte me të vërtetë e bukur për t’u parë”, shtoi djaloshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!