Nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike në Mitrovicën Veriore sot po festojnë përfundimin e shkollës së mesme.
Për të shënuar përmbylljen e një kapitulli të rëndësishëm në jetën e tyre, ata parakaluan nëpër rrugët kryesore të qytetit, të mbështjellë me flamuj rusë dhe serbë, transmeton Reporteri.net.
Ata për pak çaste qëndruan edhe pranë monumentit të princ Llazarit në qendër të Mitrovicës dhe më pas shkuan drejt urës kryesore që ndan veriun nga pjesa jugore e Mitrovicës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.