Ish trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se Kombëtarja e Anglisë është favoriti kryesor për “Euro 2020”.
“Tre Luanët” shpartalluan Ukrainën me rezultat 4 – 0 në çerekfinale, derisa në gjysmëfinale do takohen me Danimarkën, transmeton lajmi.net.
Duke folur për beIN Sports, Wenger tha se Anglia është super favoriti për këtë Kampionat Evropian.
“Nuk pranuan gol, u kualifikuan lehtësisht, mund t’i lejojnë të pushojnë lojtarët e rëndësishëm. Për të fituar turneun duhet ta kesh mbrojtjen stabile”.
“Southgate e ka mbajtur mbrojtjen stabile dhe e përmirësoi sulmin. Ende nuk e ka gjetur formulën për sulm, por nuk kanë pranuar gol”.
“Janë super favorit për mua, që të fitojnë turneun”, tha ai.
Ndërkohë, në rast që Anglia mposht Danimarkën, atëherë në finale takohet me fituesin e takimit Itali – Spanjë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.