Trajneri i Spanjës, Luis Enrique është duke punuar shumë për ndeshjen e tij më të madhe kundër Italisë në gjysmëfinale të Euro 2020. “Ne do të përgatitemi sa më mirë që mundemi”.
Spanjë-Itali do të jetë një ndeshje titanësh të martën në Wembley derisa ato do të luftojnë për ta siguruar një vend në finale ku do të luajnë kundër fituesit të çiftit Danimarkë-Angli.
Luis Enrique nuk është duke i lënë asgjë rastësisë dhe është ulur me orë të tëra duke e studiuar skuadrën e Roberto Mancinit. Këtë ai e ka treguar me anë të një cicërime në Twitter, ku trajneri ka postuar një foto ku shihet duke e analizuar fitoren e Azurrëve kundër Belgjikës me rezultat 2-1.
“Ne po përgatitemi sa më mirë që mundemi”, ka shkruar ai në Twitter. Spanja mposhti Kroacinë dhe Zvicrën për të arritur në gjysmë finale derisa Italia mposhti Austrinë dhe Belgjikën për të arritur në të njëjtën fazë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.