×
  • Sport
  • Sport

    Pamje: Kështu i bëri horë Neymari lojtarët e Perusë

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 10:59

    Neymari e bëri njërën prej paraqitje më të mira në kohët e fundit të hënën në triumfin e Brazilit 1:0 kundër Perusë, duke i ndihmuar Selecaos të kalojë në finale të Kupës së Amerikës.


    Sulmuesi i Paris Saint-Germain ishte i pakapshëm për kundërshtarët dhe bëri shfaqje të vërtetë duke i dribluar vazhdimisht lojtarët e Perusë, përfshirë duke ua futur topin mes këmbëve.

    Neymari ishte mbase lojtari më meritor që Brazili e arriti finalen e Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi, pasi i vetëm e përgatiti golin e triumfit të shënuar nga Lucas Paqueta.

    Paqueta ishte ai që e shënoi golin e fitores, pasi Neymari e kreu gjithë punën i vetëm duke i dribluar disa lojtarë të Perusë në zonë, para se t’ia pasonte topin mesfushorit, të cilit iu desh vetëm ta fusë atë në rrjetë nga afërsia.

     

    Kjo fitore i jep mundësi skuadrës së Tites ta fitojë Kupën e Amerikës për herë të dytë radhazi kur të takohet në finale me Argjentinën apo Kolumbinë më 10 korrik në Maracana.

    Brazili e mbizotëroi Perunë për pjesën më të madhe të ndeshjes, veçanërisht gjatë 45 minutave të parë.

    Paqueta e theu akullin për t’i dhënë epërsinë brazilianëve kur shënoi nga afërsia në minutën e 35-të, pasi u shërbye nga Neymari në zonë.

    Skuadra e Ricardo Garecas i bëri trysni Selecaos në pjesën e dytë, por i mungoi cilësia e duhur përpara për ta gjetur golin e barazimit.

    Brazili mund të ëndërrojë për titullin e dytë radhazi në Kupën e Amerikës kur të takohet në finale më 10 korrik me fituesin e gjysmëfinales së sotme mes Argjentinës dhe Kolumbisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!