Neymari ka këmbëngulur se dëshiron të përballet me Argjentinën e, siç e quajti ai, miqve të vet, në finalen e Kupës së Amerikës 2021 më 10 korrik në Maracana, pasi i ndihmoi Brazilit ta arrijë finalen e dytë radhazi me fitore 1:0 kundër Perusë të hënën.
Neymari ishte mbase lojtari më meritor që Brazili e arriti finalen e Kupës së Amerikës për herë të dytë radhazi, pasi i vetëm e përgatiti golin e triumfit të shënuar nga Lucas Paqueta.
Neymar mungoi në triumfin e Brazilit në Kupën e Amerikës 2019, për shkak se vunate nga një lëndim i rëndë.
Pas ndeshjes, sulmuesi i Paris Saint-Germain shprehu dëshiron për ta takuar Argjentinën e Lionel Messit në finale, i cili është mik i tij i ngushtë nga koha e tyre në Barcelonë vite më parë.
Në Argjentinë luajnë edhe disa lojtarë miq të ngushtë të brazilianit në Paris, si Leandro Paredes dhe Angel Di Maria.
“E dua Argjentinën në finale”, tha Neymar pas ndeshjes.
Ai shtoi: “Do t’i përkrah ata (kundër Kolumbisë) sepse kam shumë miq atje. Në finale do të fitojë Brazili”.
Argjentina dhe Kolumbia do të përballen në gjysmëfinalen tjetër në orën 3 të mëngjesit të së martës, sipas kohës sonë lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.