×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetët e PDK-së lëshojnë sallën, shkojnë në varrim te babai i Kadri Veselit

    Reporteri
    07 Korrik 2021 | 17:24

    Deputetët nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën para pak minutave, për shkak të varrimit të babait të ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, Fazli Veseli.


    Lajmin e bëri të ditur gjatë seancës deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.

    “Po flas në emër të PDK-së për shkak të varrimit të babait të ish-kryetarit të Kuvendit, zotëri Veseli. Partia Demokratike është e obliguar ta lëshojë sallën meqë do të jemi në varrim në Mitrovicë”, tha ajo në Seancë.

    Pas këtij sqarimi, kryesuesja e sallës, deputetja Saranda Bogujevci, i shprehu ngushëllime familjes Veseli.

    “Në rregull, ngushëllime për familjen Veseli dhe për juve gjithashtu”, tha Bogujevci, pas sqarimit të deputetes Deliu-Kodra.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!