×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Çmimet e “kripura” në bregdet: Shqiptarët ankohen, turistët e huaj të kënaqur

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 7:39

    Edhe këtë verë në rrjetet sociale vijon publikimi i faturave të konsideruara të “çmendura” në bregdetin shqiptar, dhe ankesat për shërbimin. Por për turistët e huaj që po pushojnë në Sarandë, Shqipëria mbetet e lirë. Sipas tyre çmimet justifikohen me cilësinë e cilësinë e ushqimit.


    “Unë pata një prej darkave më të mira këtu në Sarandë.”

    “Çmimet do t’i konsideroja ndër më të lirat në Evropë.”

    “Për kualitetin e ushqimit, janë çmime tepër të mira.”

    “Krahasuar me shtetet e tjera te Evropës është me lirë këtu.”

    “Ne na pëlqen këtu, me miqtë e mi ke 3 ditë që shkojmë në një restorant dhe kualiteti i ushqimit është shume i mirë.”

    Larg ngjarjes së fundit ku një picier u përlesh me klientin, të huajt vlerësojnë edhe shërbimin në bregdetin shqiptar, sigurisht, me aq sa kanë parë.

    “Po ne jemi të kënaqur, njerëzit janë të mirë, kuzhina e mirë, pak si kuzhina ukrainase, por ndryshon, me ushqimet e detit dhe gatimet”

    “Njerëzit janë të sjellshëm, kjo është diçka që në zbuluam këtu, çdo njeri është shumë miqësor, shume të mirë, të sjellshëm, ne e pëlqejmë këtë.”

    Por pushuesit shqiptar ende i ndjejnë të rënda faturat, por thonë se cilësia e shërbimeve po përmirësohet.

    Në bregdetin e jonit, këto ditë mbizotërojnë kryesisht turistët nga Evropa Lindore.Thonë se Shqipëria u ka pëlqyer ndaj do ta rekomandojnë tek të njohur dhe do të rikthehen si turistë.

    Por ndërsa për turistët e huaj Shqipëria konsiderohet e lirë, disa plazhe në bregdetin e jugut mbeten zona të ndaluara për një pjesë të shqiptarëve./Ora News

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!