Ka vdekur profesori i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”, Prof.Dr. Ali Sadiku.
I ndjeri Sadiku ka qenë në mësimdhënie kohë të gjatë, gjithashtu kohë më parë edhe pjesë e ndërmarrjes Trepça.
Profesori i nderë ka ligjeruar lëndën e Kimisë, fillimisht në Universitetin e Prishtinës pastaj edhe në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini, në kuadër të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.
Lajmin për vdekjen e profesor Sadikut e ka dhënë djali i tij, përmes një postimi në Facebook.
Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00 (me drekë), në varrezat e Shipolit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.