Ambasada amerikane në Kosovë ka thënë se të gjitha viktimat meritojnë drejtësi.
Kjo komunikatë është bërë e ditur përmes një postimi të ambasadës në Facebook.
Tutje, Ambasada thotë se “Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”.
“Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Ne vlerësojmë angazhimin e Kosovës për të dhënë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i kërkuar të gjithë autorët e krimit të përgjegjshëm, pavarësisht nga prejardhja, përkatësia etnike ose lidhjet politike”, thuhet në komunikatën e Ambasadës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.