×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elektriçisti humbi jetën, policia arreston administratorin e kompanisë së internetit

    Reporteri
    12 Korrik 2021 | 12:36

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 34 vjeç, banues në Rrëshen, me detyrë administrator në një kompani interneti.


    Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, më datë 11.07.2021, në fshatin Sheshaj, Mirditë, shtetasi A. D., 34 vjeç, duke punuar për shtrimin e kabllorit për kompaninë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!