×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndahen mbi një milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 19:51

    Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.3 milion euro për kompensimin e dëmeve në bujqësi.


    Në një njoftim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural thuhet se këtë propozim – vendimin për kompensimin e ka prezantuar ministri i këtij dikasteri, Faton Peci.

    “Po ashtu vetëm në dy javët e fundit, janë proceduar për pagesë 1.4 milion euro për 1,554 përfitues në kategorinë e subvencioneve, duke e rritur kështu shifrën e mbështetjes ndaj fermerëve në 2.7 milionë euro”.

    “Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të Qeverisë është miratuar edhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, si dhe themelimi i Task-Forcës për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Tokës Bujqësore”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!