×
  • Lajme
  • Lajme

    Banori përmend dy serbë të dyshimtë që vizituan pusetën para helmimeve, flet Time Kadrijaj

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 23:43

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka komentuar raportimet e fundit rreth dyshimeve që dy serbë kanë helmuar pusetën me ujë në Deçan.


    Kadrijaj në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 thotë se lajmërimi i këtyre rasteve kur ka diçka të dyshimtë është veprim i duhur.

    Ajo ka falënderuar qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë rast.

    “Është mirë që secili qytetarë kur sheh njerëz të dyshmtë ta lajmërojnë policinë. E falënderoj qytetarin që nuk e ka neglizhuar këtë situata dhe e ka lajmëruar rastin…Në deklaratat e para kemi supozuar që është uji dhe kemi kërkuar që të merren veprime që të zbulohet e gjithë kjo”, tha Kadrijaj.

    Kujtojmë se që nga e diela më shumë se 1 mijë e 500 qytetarë kanë pasur simptoma helmimi në Deçan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!