×
  • Lajme
  • Lajme

    E vuri këmbën në dritaren e veturës zyrtare ‘për ta pushuar’, gjobitet zyrtari i MI-së

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 10:29

    Policia e Kosovës, Drejtoria në Ferizaj, ka identifikuar dhe gjobitur zyrtarin e Ministrisë së Infrastrukturës B.I. 60 vjeç, pasi në një video kohë më parë ai është parë në veturën zyrtare teksa kishte nxjerr këmbën në dritare “për ta pushuar”.


    Zyrtari ishte në ulësen e pasagjerit dhe videoja ishte bërë nga një qytetar në fshatin Sojevë, magjistralja Ferizaj – Gjilan.

    “Policia, e ftoi zyrtarin B.I 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    Gjoba e shqiptuar është 40 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!