Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian ka vendosur të enjten se kompanitë mund të ndalojnë punonjësit myslimanë të mbajnë shami në kushte të caktuara.
Por gjykata me bazë në Luksemburg tha në vendimin e tij se gjykatat në 27 vendet anëtare të bllokut duhet të vlerësojnë nëse ndalimi korrespondon me një “nevojë të mirëfilltë” nga ana e punëdhënësit. Ata gjithashtu duhet të marrin në konsideratë të drejtat dhe interesat e punonjësit, duke përfshirë e duke marrë parasysh legjislacionin kombëtar për lirinë e fesë.
Çështja shkoi në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian nga dy gra në Gjermani të cilat u pezulluan nga puna pasi filluan të mbanin veshje islamike.
Të dy gratë myslimane, një kujdestare për nevoja të veçanta në një qendër të kujdesit për fëmijët në Hamburg të drejtuar nga një shoqatë bamirësie dhe një arkëtare në zinxhirin e farmacive Mueller, nuk kishin vendosur shami kur kishin nisur punën por vendosen ta bënin atë vite më vonë.
Ato thanë se nuk ishin lejuar të mbanin veshje të tilla dhe u pezulluan, duke iu kërkuar që të shkonin në punë siç kishin bërë më herët ose të gjenin një punë tjetër./AP
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.