×
  • Lajme
  • Lajme

    Situata në Deçan, Ramosaj paralajmëron: Po merr fund misteri

    Reporteri
    15 Korrik 2021 | 14:33

    Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë një paralajmërim se rasti i helmimit masiv në Deçan po merr një epilog.


    Ai ka publikuar një fotografi në Facebook, sipër së cilës ka shkruar se po merr fund “misteri”, derisa ka shtuar se “populli nuk ia huq kurrë”.

    Për situatën e krijuar, Ramosaj do të mbajë edhe një konferencë për media.

    “Të nderuar përfaqësues të mediave të shkruara dhe elektronike, ju njoftoj se, për situatën e krijuar rreth helmimit të qytetarëve të komunës sonë, sot dt.15.07.2021, në ora 16:00 do të mbahet konferencë për media, në sallën e katit të tretë në objektin e komunës së Deçanit”, ka njoftuar Ramosaj.

    Ndryshe, gjatë ditës për Reporteri.net, drejtori i Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha, ka bërë të ditur se situata po shkon drejt përmirësimit pasi numri i pacientëve që kërkojnë trajtim nga helmimi po bie.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!