Pas vizitës me Edi Ramën dhe liderët e tjerë politikë në Shqipëri, Dritan Abazoviç tha se CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, dhe se duhet bashkëpunimi rajonal.
”Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale.”- u shpreh ndër të tjera ai.
“CEFTA është më e rëndësishme se minishengeni ballkanik, ne na duhet bashkëpunimi rajonal. Unë nuk e shoh si problematike, kemi relacione politike që janë të vështira dhe nuk janë normale. Një patriotizëm i rrejshëm në Ballkan, cili shtet ka arritur një të mirë për shtetet e veta. Nëse krijojmë institucione dhe bashkëpunim me njëri tjetrin, taksën 15 euro do e heqim me Shqipërinë. Unë kam zgjedh rrugën më të vështirë pakice dhe njerëzit i kanë afirmuar idetë e veta dhe Mali i Zi e ka bo një rifreskim. Askush nuk e besonte se do ta mundim Gjukanoviçin”, tha Abazoviç.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.