PSD organizoi një aktivitet kundër vendosjes së taksës prej 5 eurove që e bëri publik qeveria e Kosovës.
Aktiviteti u zhvillua para Ministrisë së Drejtësisë ku, në veturat zyrtare u vendos mbishkrimi “Zhvatës”.
Gjatë këtij aktiviteti të organizuar nga PSD, Policia e Kosovës arrestoi 9 anëtarë të kësaj partie të cilët pas intervistimit u liruan.
Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar.
“KMDLNj nuk ka qenë e informuar për këtë aktivitet prandaj nuk ka dërguar monitorues. Në bazë të pamjeve nga protesta duket se gjatë arrestimit policia ka përdorur forcë në shpërputhje me rrezikun e paraqitur nga protestuesit. Për këtë arsye, KMDLNj kërkon nga Inspektorati Policor i Kosovës të bëjë hetime nëse Policia ka tejkaluar autorizimet zyrtare duke përdorur forcë të tepruar. KMDLNj e përkrahë çdo protestë paqësore që është në përputhje me ligjin, si instrument demokratik për realizim të drejtave të njeriut. Dhuna ndaj protestuesve për KMDLNj është e papranueshme dhe pamjet gjatë arrestimit janë shumë shqetësuese”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.