Petkoviq, i cili do të jetë në Bruksel të hënën si anëtar i delegacionit të Beogradit, tha se për më shumë se 3,000 ditë, Prishtina ka refuzuar të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe dhe të përmbushë detyrimet nga marrëveshja që nënshkroi në 2013, duke theksuar se Bashkimi Evropian është përgjegjës për mos formimin e këtij asociacioni.
“Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryesisht do të insistojë në formimin e Asociacionit në Bruksel, sepse ky është “shpirti” i Marrëveshjes së Brukselit dhe themeli rreth të cilit ishin dialogu dhe marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, tha drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, përpara vazhdimit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës në një nivel të lartë politik, shkruan Tanjug.
“Pa formimin e Asociacionit e Komunave me Shumicë serbe, pa të drejtat kolektive që serbët në Kosovë dhe Metohi duhet të marrin, nuk mund të flasim për ndonjë normalizim të marrëdhënieve”, u tha Petkoviq gazetarëve në Beograd, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.