Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti, lidhur me tiketat ngjitëse, vendim ky i marrë nga Qeveria e Kosovës.
Ai gjersa ka publikuar një video të Kurtit duke folur për taksën 5-euroshë për Rrugës e Kombit të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë, ka thënë se shefi i ekzekutivit nuk paska qenë i sinqertë, sepse sipas tij, po ua merr nga 5 euro nga xhepi qytetarëve të vendit.
“Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh”, tha Haradinaj.
“Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh”, shkroi Haradinaj në Facebook.