Ndotja e këtij kolektori nga një kompleks derrash në Povelcë të Fierit, dëmton bujqësinë, gjallesat, blegtorinë e mbi të gjitha bregdetin e Darëzezës.
Mbetjet që dalin nga rritja e derrave shkarkohen në kolektor, problem të cilin Top Channel e denoncoi dy vjet më parë. Si pasojë e publikimit situata u duk se u përmirësua për gjashtë muaj.
Por ndotja është e dukshme sot.
Fermerët, barinjtë dhe të apasionuarit pas peshkimit kërkojnë ndërhyrje.
Ujërat e kolektorit derdhen në bregdetin e Darëzezës dhe në prag të sezonit turistik nuk janë reklama më e mirë për një prej zonave me pisha në buzë të Adriatikut ende e paprekur nga ndërtimi i vrullshëm në brigjet tona. /Tch
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.