×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Plagoset rëndë një protestues para Kuvendit të Shqipërisë

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 21:14

    Një person para Kuvendit është plagosur. Ai ka pësuar dëmtime të forta në pjesën e gjurit.

    Disa protestues të tjerë janë afruar pranë tij duke i lidhur këmbën që të ndalohet gjakderdhja.

    Duket se dëmtimet e tij kanë ardhur për shkak të kapsollave që janë hedhur pak më parë në zonën para Kuvendit.

    Ndërsa ka shkuar  në 5 numri i efektivëve të mbetur të lënduar gjatë shpërthimeve të kapsollëve dhe mjeteve pirroteknike tek Kryeministria, që më tej vijuan në të njëjtën sjellje të militantëve dhe tek Parlamenti.

    Katër mbetën i plagosur nga shpërthimi i kapsollës në kokë. Ndërsa siç Shqiptarja.com mëson, efektivi tjetër është goditur me mjete të forta në gjoks.

    Të gjithë janë në Spitalin e Traumës ku po marrin mjekim pasi u transportuan me autoambulancë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!