Vijojnë zjarret në ditën e shtatë, zona e Karaburunit edhe këtë të hënë është nën flakë.
Edhe pse është punuar për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore apo dhe helikopteri me ujë ditën e djeshme situata vijon të jetë po ajo. Ditën e sotme janë nisur në drejtim të malit të Karaburunit 30 forca të ushtrisë nga reparti i Poshnjës në Berat, ndërkohë dhe 10 punonjës se ADZM.
Një shqetësim ngelet dhe era e cila i favorizon flakët. Ditën e djeshme u bë e mundur neutralizimi i zjarrit afër banesave te fshatit Dukat i Ri, ndërkohë që sot në lartësinë e malit të Karaburunit ku flakët janë prezente është e pamundur të ndërhyhet nga terreni ndaj kërkohet ndërhyrja nga ajri.
Vijon të jetë aktiv vatra e zjarrit mbi fshatin Tragjas, i cili është aktiv por që nuk rrezikon banesa vetëm shkurre dhe pemë. Po ashtu dhe në fshatin Kuç sipërfaqe të mëdha me shkurre vijojnë të digjen. /tch/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.