Caktohet gjyqtarja paraprake për dosjen e trafikut të 613 kg kokainë, me të pandehurit Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku.
Nga shorti është përcaktuar gjyqtarja Miliana Muça, ndërsa seanca paraprake për këtë dosje është vendosur të jetë në datën 7 qershor, në orën 12.00.
Arbër Çekaj ndodhet më Gjermani dhe pritet të gjykohet në mungesë. Sasia e kokainës u kap në Maminas vitin e kaluar
Mësohet se prokuroria është në pritje të dy letërporosive, njëra prej të cilave nga Ekuadori. Autoriteteve të huaja u është kërkuar informacion lidhur me dy sasi të ndryshme kokaine të kapura në Ekuador në periudha kohore të ndryshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.