Presidenti shqiptar, Ilir Meta është takuar me ish të dërguarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Meta shprehet se ishte kënaqësi takimi me të ndërsa shton se mbështet përpjekjet e tij për të promovuar investimet amerikane bashkëpunimin ekonomik në rajon.
“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.
Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkroi Meta në Facebook.