Faqja zyrtare në rrjetin social Facebook e ish-kryetarit të Klinës, njëherit kryetarit të PDK në këtë komunë, Sokol Bashota është hakuar.
Kjo ndodhi një ditë para se Bashota zyrtarisht ta shpallë kandidaturën e tij për kryetar të komunes së Klinës nga PDK.
Gazeta Online “Reporteri.net”, ka kontaktuar me Bashotën, i cili ka konfirmuar se i është hakuar faqja zyrtare.
“Po më është hakuar faqja zyrtare e Facebook-ut, jo privatja. Për këtë rast kam njoftuar organet përgjegjëse”, ka thënë Bashota për Reporterin.
I pyetur nëse kjo mund të lidhet me tubimin që ka paralajmëruar të mbajë nesër në qytetin e Klinës ku e shpallë zyrtarisht kandidaturën, ai ka thënë se nuk ka dyshime pse i është hakuar faqja.
Kundërkandidat të Sokol Bashotës për kryetar të Klinës janë: Zenun Elezaj nga AAK (kryetar aktual) dhe Besim Hoti nga LDK, kurse VV ende nuk ka zyrtarizuar kandidatin e saj për këtë komunë. /Reporteri.net/.