Në panik total, banorët e Wuhanit, qytetit kinez nga ku ka origjinën koronavirusi zbrazën raftet e supermarketeve pasi autoritetet njoftuan se do të testonin të gjithë qytetarët për koronavirus pasi rritjes së rasteve.
Qytetarët u dyndën në supermarkete për t’u siguruar me furnizimet e mjaftueshme si përgatitje për një izolimi të ri të mundshëm.
Wuhani, ku mendohet se e pati origjinën Covid-19, regjistroi 6 infektime lokale, për herë të parë në më shumë se 1 vit.
“Kemi vendosur të testojmë të gjithë banorët tanë, për të zbuluar rastet asimptomatike dhe për të parandaluar një rikthim të pandemisë. Duam të bllokojmë burimet e mundshme të infektimit me fokusin e parandalimit të rasteve të importuara”, tha Li Tao, zëvendëssekretar i përgjithshëm.
Kina po përballet me shpërthimin më të madh në disa muaj, me 300 raste të regjistruara në 10 ditë. 90 infektime u njoftuan vetëm në 24 orët e fundit. 15 rajone rreth vendi janë prekur nga vala e re, që ka çuar në testime masive dhe rikthim të kufizimeve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.